26-04-2024

Vdes profesori prizrenas, Halit Buzhala

Dega e LDK-së në Prizren ka njoftuar se ka ndërruar jetë anëtari i LDK-së, profesori Halit Buzhala

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie në Prizren Anton Quni, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftimin e degës në facebook, thuhet se ata i kanë shprehur ngushëllime familjes, dhe miqve.

Njoftimi i plotë:

E nderuara, familje Buzhala,

Me dhimbje morem lajmin se ka ikur nga kjo bote, me i dashuri juaj, punetori i palodhur per dije e arsimim te brezave te shumte, aktivisti yne dhe qytetari i devotshem i Prizrenit e Kosoves, prof. Halit Buzhala.

Cfare humbje per te gjithe ne. Cfare pikellimi kur ikin njerezit e medhenj, punetor, te dashur e modest siç ishte profesori.
Do ta kujtojme perjetesisht per veprat e tij te mira jetesore.
E dashur familje Buzhala, miq e dashamire te profesor Halitit, duke ju shprehur ngushellimet tona te sinqerta, lutemi qe zoti t’ua lehtesoj dhimbjen.

Shpirti i befte drite e u prehte ne paqen e pasosur!

Asnjë koment

Comments are closed.