04-05-2024

Vdes shoferi që u përfshi në aksidentin në Duhël të Suharekës

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku që ka në fshatin Duhël të Suharekës, ku ishin të përfshira tri vetura.

Në lidhje me të njëjtin rast, Policia e Kosovës ka lëshuar raport, ku thuhet se njëri nga shoferët ka ndërruar jetë.

Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”/Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.