Vdes vëllai i kryetarit të Suharekës
Pas një sëmundjeje të gjatë ka vdekur vëllai i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj
Ai ka thënë se përpjekja më e madhe e tij ishte përballja me jetën.
“Ishte një̈ ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë̈ Muharremaj, në Gjinoc”, ka shkruar Muharremaj.
Muharremaj tutje ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet në orën 15:00, me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.
Vëllau ynë Halil Muharremaj na la.
Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë.
Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc.
Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.
Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.
I përjetshëm kujtimi për ty
Baci Lil