25-11-2024

Vdiq aktori Syleman Lokaj

Aktori dhe regjisori Syleman Lokaj ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur faqja e teatrit të Gjakovës që ka njoftuar se të dielën do të mbahet një mbledhje komemorative në teatrin “Hadi Shehu”.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta ne moshen 85-vjeçare të aktorit doajen, regjisorit dhe autorit te shumë veprave Sylejman Lokaj”, thuhet në njoftimin e teatrit të Gjakovës.

“Shprehim ngushllime gjithë komunitetit artistik dhe familjes Lokaj për humbjen e ikonës së artit skenik Shqipëtar. Ju njoftojmë se nesër me datë 05.08.2018 ne ora 12:00 ne teatrin “Hadi Shehu” ne Gjakovë mbahet mbledhja komemorative”.

“Ndarja fizike asnjeherë nuk do të na pamundēsoj kujtimin dhe ndjekjen e shembullit të mirë të një njeriu dhe artisti të madh. Pusho në paqe baca Sylë”, thuhej në njoftim.

Nga viti 1964 la arsimin dhe u punësua ne teatrin profesionist të kombësive në Shkup ku gjatë 12 viteve që qëndroi atje luajti mbi 60 role teatrore e disa tjera filmike.

Më 1976 ai ndërpreu punën në Shkup dhe kaloi ne teatrin popullor te Gjakovës ku luajti mbi 40 role deri kur u pensionua, me 1991.

Sylejmani nuk ju nda as artit piktural duke hapur disa ekspozita./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.