25-04-2024

Vdiq dhe u varros njëri nga tifozët më të flaktë të Lirisë

Sot në mesditë në varrezat e Prizrenit, u varros Adnan Halilaj, i njohur me nofkën Buzuki, ka njoftuar klubi i Lirisë.

Ai, ka qenë njëri ndër tifozët më të flaktë të Lirisë. Varrimi tij u bë në pranin e shumë qytetarëve, ku vëreheshin ata të komunitetit sportiv, të gjeneratave të ndryshme.

I ndjeri vdiq të enjten mbrëma, duke lënë një trashëgimi kujtimesh të një tifozi të flakët i njohur në mbarë Kosovën. Në varrim ishin të pranishëm edhe drejtues të KF Liria, trajnerë e futbollistë, që shprehën dhimbjen dhe pikëllimin.

Ai, në vitet 70-ta e 80-ta, ka luajtur për klubet e Komunës së Prizrenit si: Progres-export,Vëllazëria, Komuna,Përpjekja e Koritniku. /GazetaePrizrenit.net?

 

Asnjë koment

Comments are closed.