Vdiq ish-drejtori shumëvjeçar i KTV-së, Lekë Zherka
Sot në moshën 56 vjeçare vdiq Lekë Zherka, drejtor shumëvjeçar i KTV-së.
Ai karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.