03-11-2024

Pesë persona lëndohen nga një përleshje në Prizren

Pesë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur në Prizren, katër prej të cilëve janë arrestuar.

Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku dyshohet se janë përdorur mjete të forta.

Rastin e ka konfirmuar policia. “Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar”, thuhet në raportin policor për rastin.

Me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i pestë për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk është intervistuar.

Në raport nuk jepen hollësi për motivet e rrahjes dhe vendndodhjen e saktë të saj./GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.