06-05-2024

Muzikantët e rinj nga Prizreni të suksesshëm në konkursin ndërkombëtar “Tirana talent” (FOTO)

Dy javët e shkuara, kanë qenë të frytshme për shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” të Prizrenit, që ka renditur tri ngjarje të veçanta, përfshirë suksesin e disa nxënësve të saj në konkursin ndërkombëtar “Tirana talent”, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.

Prej kohësh, muzika është një fushë shumë e rëndësishme e artit. Prizreni është dalluar me talent të shumtë, në zhanre të ndryshme muzikore, disa prej të cilëve kanë dalë nga shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”.

Së fundi ka pasur edhe një sukses. Ngjarjet që karakterizuan fundin e majit dhe fillimin e qershorit ishin fryt i një pune të gjatë dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Falë një marrëveshje dypalëshe ndërmjet liceut artistik “Jordan Misja” dhe shkollës në Prizren u realizua një koncert me një paraqitje dinjitoze të një formati të plotë orkestral në “Lumbardh” . Ky prezantim pati protagonist nxënësit nga Tirana, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Me pas, shkolla “Lorenc Antoni” shënoi një tjetër binjakëzim, kësaj radhe me shkollën 9-vjeçare të muzikës “Dëshmorët e Lirisë në Tirane” ku finalizuan projektin “Muzika s’ka kufij”. Genita Hoxha, pianiste dhe violonçelistja, Estela Jaho, koordinuan punën për realizimin e  një paraqitjeje të përbashkët të alternuar.

Një sukses tjetër për “Lorenc Antonin” ishte nderimi i nxënësve të saj me çmime në konkursin ndërkombëtar “Tirana talent”.  Komisioni i ka ndarë mësueses Hoxha, certifikatë mirënjohje me motivacionin për punë cilësore e profesionale në konkurs.

Çmimet e fituara janë:

Kl. II-të

Aurora Ahmetaj e Antea Gashi – çmim të parë

Me çmime te dyta u shperblyen;

Alisa Kurtaj dhe Diell Mydyti (kl I, nga klasa e II; Driada Balaj, Arbena Rogova, Sazan Reshani) dhe nga klasa e pestë, Alba Rrahmanaj

Me çmime te treta;
Gert Koshi (kl. II dhe Anilë Hoxhaj kl. V).

Muzikantët e ardhshëm prizrenas janë optimistë dhe të gatshëm për vazhdimësinë e urave të  komunikimit përmes  muzikanteve të brezit të ri e premtues, Shqipëri –Kosovë. /GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.