19-05-2024

Vdiq juristi Nikë Lumezi, varrimi në  Prizren

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81 vjeçare ndërroi jetë Nikë Lumezi, një ndër juristët e parë kosovar, që ushtroi funksione me rëndësi në sistemin e drejtësisë para  dhe pasluftës.  Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, në varrezat e Prizrenit,  në orën 14:00.

Nikë Lumezi është babai i kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezit.

Mbledhja Komemorative për të organizohet nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në Hotel Sirius, me datë 18.08.2018, në orën 9:30, derisa mesha në orën 11:00 në Katedralen e Prishtinës, kurse kortezhi i funeralit niset pas përfundimit të meshës.

Lumezi me përvojën e tij shumëvjeçare ka dhënë kontribut në fushën e drejtësisë si gjyqtar në të gjitha instancat gjyqësore deri në Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese të Kosovës, anëtar i Qeverisë së Kosovës, zëvëndës Ombudsperson i Kosovës.

Në vitet e fundit ushtroi detyrën e avokatit. Gjatë karrierës së gjatë ka dhënë kontribut në hartimin e shumë projektligjeve të Kosovës, veçanërisht në fushën e drejtësisë penale.

Asnjë koment

Comments are closed.