“Vë bast, dashuriçka mes Kurtit dhe Vjosës nuk zgjat më shumë se një vit”
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar marrëveshjen politike në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Sipas tij ajo s’do të zgjasë më shumë se një vit duke filluar nga sot, madje për këtë Miftaraj thotë se vë edhe një bast.
“Ve bast nje dreke modeste deri 50 Euro se dashuriçka ne mes te Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do te zgjas me teper se nje vit kalendarik, respektivisht 365 dite nga sot”, ka shkruar Miftaraj.
Ai thotë se Vjosa Osmani do ta akuzojë Kurtin për shkelje të marrëeshjes, derisa Kurti do t’i thotë se s’ke guxuar të garosh e vetme dhe se Vetëvendosje të ka dhënë hapsirë.
“Osmani do ta akuzoj Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura ne marreveshjen e dates 14 janar 2021!
Kurti do te ia permend se ne kohen kur nuk ke GUXUAR te garosh e vetme, VV te ka dhene super hapesire prej 10 vendeve ne listen zgjedhore.
Aleancat politike ne Kosove jane te destinuara te deshtojne. Nga miq ne armiq dhe anasjelltas nga armiq ne miq!”, ka përfunduar ai./Express/