26-04-2024

Prizren: Arrihet marrëveshje për kompensimin e dëmit në aksident trafiku ku e paditur është kompania e sigurimeve

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është arritur barazi gjyësore ndaj paditësit Tahit Totaj dhe palës së paditur kopanisë së Sigurimeve “EUROSIG”, për kompensim dëmi.

Në bazë të barazisë gjyqësore obligohet e paditura Kompania e Sigurimeve ,, Eurosig “ me seli në Prishtinë, që paditësit Tahir Totaj nga Prizreni, t’i paguaj për të gjitha format e dëmit material në aksidentin e ndodhur me 08.05.2019, shumën prej 950 euro, dhe shpenzimet procedurale në shumën prej 189 euro.

Gjykatësja Edije Sezairi njoftoi palët se aprovohet barazimi gjyqësorë, duke shtuar se pagesa do të bëhet në afat prej 30 dite.

“Pagesa do të bëhet në afat prej 30 dite, duke llogaritur nga dita e nënshkrimit barazimit gjyqësor”, ka konstatuar gjykatësja Sezairi.

Barazimi gjyqësor iu lexua palëve, të cilin të njëjtit e pranojnë në tërësi të arritur me marrëveshje të dyanshme, pa presion ndaj njëra tjetrës dhe me vetëdëshirë, personalisht e nënshkruajn këtë marrëveshje të arritur.

Sipas padisë, thuhet se më  08.05.2019, në Rr.”Ismail Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni si pasojë e pakujdesisë së shoferit të automjetit “A”, i cili ishte duke qarkulluar në këtë rrugë nga drejtimi i Landovicës për në drejtim të Prizrenit dhe duke mos iu përshtatur rrethanave dhe kushteve të rrugës, shkakton aksident me dëme materiale, ndër të tjera dëm material i shkaktohet edhe veturës “D” të markës Mercedes, pronë e të dëmtuarit Tahir Totaj, këtu paraqitësi i padisë.

Tutje sipas padisë kërkohet që gjykata të obligoi kompaninë e  sigurimeve “EUROSIG”, që Tahir Totaj të i kompensojë dëmin material në automjet në shumë prej 1.000 euro, (shuma do të precizohet pas marrjes së ekspertizës së makinerisë), me kamat ligjore prej 12%, ne afat prej 15 ditësh nën kërcenimit e ekzekutimit te dhuneshem me përmbarim.

Po ashtu kërkohet që të obligohet e paditura Kompania e Sigurimeve “EUROSIG”, me seli ne Prishtinë, që ti paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës, ne afat prej 15 ditësh nën kërcenimit e ekzekutimit te dhuneshem përmbarim./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.