Vedat Muriqi, ndër tre golashënuesit më të mirë në Nations League
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, është në mesin e tre golashënuesve më të mirë të UEFA Nations League.
Këtë e konfirmon faqja e njohur Transfermarkt.
Së fundmi Muriqi, të hënën i realizoi dy gola duke çuar kështu në 10 numrin e tyre të realizuara.
Madje në këtë kompeticion, 30-vjeçari ka lënë prapa edhe emra të mëdhenj të futbollit si: Cristiano Ronaldo.
Pozitën e tretë, sulmuesi kosovar e ndan me Romelu Lukakun, i cili ka po ashtu 10 gola.
Listës i prin Aleksandar Mitroviq i Serbisë, me 14 gola ndërkaq vendin e dytë norvegjezi Erling Haaland, që ka një më pak.
Në dy ndeshjet e para në UEFA Nations League, Kosova e ka një fitore dhe një humbje deri më tani.
Kundër Rumanisë, “Dardanët” pësuan në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3, kurse ndeshjen e dytë e fituan me rezultat 0:4 kundër Qipros.
Më 12 tetor, skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, do ta zhvillojë kundër Lituanisë./Klankosova.tv