11-10-2024

72 prona në Prizren shpallen për qiradhënie nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 228 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës. Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete mjaft atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës.

Në rajonin e Prizrenit janë përfshirë 72 prona, prej tyre një numër i madh ngastrash kadastrale në zona të përshtatshme si dhe depo dhe objekt.

Shpallja publike është e hapur që nga data 11.09.2024, ndërsa dorëzimi do të bëhet me datë 25.09.2024 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. /KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.