Vedat Muriqi për ndeshjen me Rumaninë: Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht
Vedat Muriqi ka folur për herë të parë pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.
“Na keni nderuar me këtë vizitë. Siç thatë edhe ju, ka qenë një natë e vështirë për ne, por besoj se kemi marrë një vendim të duhur ne si futbollistë dhe federata jonë. Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht aty, për shkak të asaj kemi marrë vendim të mos dalim në fushë, duke e ditur se ju do të na përkrahni. Ju falënderoj në emër të lojtarëve për mbështetjen dhe çdo gjë që keni bërë për Republikën e Kosovës”, deklaroi Muriqi gjatë fjalimit në emër të futbollistëve, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./IO