Veliaj nderon Nexhmije Pagarushën me një park me 100 pemë në Tiranë
Kopshti më i ri me pemë në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, do të mbajë emrin e artistes së madhe kosovare, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka tubuar sot disa nga miqtë më të mirë të këngëtares së ndjerë, Nexhmije Pagarushës, për ta nderuar atë në mes kryeqytetit shqiptar.
Tirana i ka kushtuar një kopsht me emrin e artistes te Parku i Liqenit.
Për këtë Veliaj tha se është një kënaqësi që i përmbushi një amanet të sajin, pasi ajo i donte shumë pemët.
“Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopsht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, nga Prishtina udhëtuan një grup artistësh si Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Violeta Kukaj e të tjerë.