25-04-2024

Vashat e KB Bashkimit fituan Kupën e Kosovës, në finale mposhtin Prishtinën

Basketbollistet e Bashkimit, pas 11 vitesh ia kanë dalur që ta sjellin Kupën e Kosovës në Prizren, pasi mposhten bindshëm në finalen e madhe rivalet e tyre nga Mabetex Prishtina me rezultat 84:66.

Në një atmosferë të këndshme sportive në Palestren e Sporteve “ Mizahir Isma” në Rahovec, vashat prizrenase të përkrahura nga tifogrupi “ Arpagjik’t”, vetëm në çerekun e parë nuk ishin në elementin e tyre, pasi ndodheshin në disavantazh. Por, në çerekun e dytë gjërat ndryshuan në parket, dhe prizrenaset ia dolen që ta marrin nën kontroll lojen duke përmbysur rezultatin në favor të tyre.

Më pas, basketbollistet e Bashkimit dominuan në tërësi takimin, fal lojes maestrale të Khadia Brown Harwood ( 29 pikë), Arbnora Përqukut ( 16 pikë) e Saranda Dacit( 22 pikë), të ndihmuara nga bashkëlojtaret tjera duke arritur që të fitojnë trofeun e parë për këtë vit. Në vazhdim ju sjellim pamje nga takimi final, atmosferën dhe deklaratat e disa lojtareve, trajnerit Furkan Saglik, kryetarit të klubit Moni Përteshi dhe përfaqësuesit të tifo grupit “ Arpagjik’t”, Gëzim Kqira./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.