25-04-2026

Vëllaznimi – Liria: Masa të larta sigurie në ndeshje (VIDEO )

Dy skuadrat me traditë në futbollin kosovar, Vëllaznimi dhe Liria përballen sot mes vete, në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, me dy skuadrat që po luftojnë për tu inkuadruar në Superligë.

Rivaliteti që kanë këto dy skuadra, edhe nga ana e tifozëve, ka bërë që të ketë masa të shumta sigurie në Gjakovë.

IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihen forca të shumta policore, duke përfshirë edhe ato të Njësisë Speciale.

 

Po ashtu paralajmërimi i tifozëve ”Arpagjikt” që do të udhëtojnë drejt Gjakovës, ka shtuar më shumë këto masa.


Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Lirisë nis nga ora 15:00./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.