Vëllezërit Morina nga Hasi, talentë në sporte “marciale”
Dy vëllezërit hasjanë, Bleart dhe Benjamin Morina me angazhimin e tyre që nga fëmijëria e hershme, në moshën 5-6-vjeçare, trajnuar nga trajneri koreanojugor Donghyeok Shin, arritën majat e suksesit duke fituar brezin e zi dhe nisur sfidat tjera të niveleve të mësimdhënies në sportet marciale ( luftarake ) Hapki-do dhe Taekwon-do në Federatën Koreane “Korea Hapkido General Association Academy”.
Talenti i shfaqur që në fëmijëri dhe dëshira për suksese të vazhdueshme, shton optimizmin për medalje në këtë fushë, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe atë ndërkombëtar. / Gazeta e Prizrenit