Sot është raportuar për rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19, krahasuar me një ditë më parë në Kosovë, megjithëse edhe numri i mostrave ishte më i madh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive.
Lexo edhe:
Krahasuar me dje, kur nuk janë raportuar raste në Prizren, sot kemi dy të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të dy rastet janë nga qyteti, ndërsa siç shihet në tabelë, ka edhe të infektuar nga vendbanimet e rajonit përreth: