Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid
Krahasuar me ditën e djeshme, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19.
Në nivel vendi ka 58, derisa në Prizren 17 raste më pak, pasi dje ishin 25 sosh, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1048 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 249 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit.
Sa i përket Prizrenit, 5 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa nga një në Gjonaj e Zhur, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: