23-11-2024

Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën e djeshme, sot është raportuar për dyfishim të rasteve të prekura nga Covid-19, ndërsa në Prizren ka pasur rënie.

Në nivel vendi ka 125 raste më pak, derisa në Prizren 6 raste më pak, pasi dje ishin 12 sosh, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Ndërsa nga rajoni në Malishevë është 1 rast (74 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.181  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 234 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 5 infektuarit janë nga qyteti, ndërsa në Jeshkovë 1 person, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.