25-11-2024

Vendimi i ARKEP: Numrat e Z-Mobile i jepen Valës

Bordi Drejtues i ARKEP ka vendosur për numrat e operatorit Z-Mobile pas përfundimit të kontratës me operatorin VALA. Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur që këto numra t’i kalojnë Telekomit të Kosovës, raporton Express.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”.

“… me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundorë për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual ‘Dardafone.net’, pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kalojë për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht ‘Telekomit të Kosovës’”, thuhet në vendim.

Ky Autoritet ka njoftuar po ashtu shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.

Asnjë koment

Comments are closed.