27-11-2024

Vendimi i ri: Mos gaboni të dilni pa maskë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me koronavirusit, ky personave fizik u lejohet të dalin vetëm për një orë e gjysmë në ditë, në bazë të numrave të letërnjoftimit.

Vendimet e prezantuara në konferencë për media do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill dhe do të zgjasin deri më 4 maj.

Ndër të tjera thuhet se secili person që del jashtë është i obliguar të ketë maskë.

Këto janë disa nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:

Secili person që del jashtë është i obliguar të vendosë maskën.

Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë.

Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar.

Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare.

Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.

Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera.

Asnjë koment

Comments are closed.