24-11-2024

Vendos AAK-ja, në zgjedhje shkojnë pa koalicion me ndonjë parti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi, ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me as një parti dhe se do të futet e vetme në zgjedhje.

Gashi, në një intervistë për KosovaPressin, ka thënë se qëndrimi i Këshillit drejtues i kësaj partie është që AAK-ja të garojë e vetme në zgjedhje.

“Po tashti mbetët të shihet verdikti i gjykatës, verdikti përfundimtar dhe besoj që subjektet janë përgatitur që të shkojnë në zgjedhje. Aktualisht qëndrimi i Këshillit drejtues të AAK-së është që të rrugëtojë vetë, Aleanca… pas zgjedhjeve do të shohim pastaj se si do të zhvillohet.. jo (nuk do të ketë koalicion parazgjedhor)”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka nxjerr kryetarin e saj, Ramush Haradinaj, si kandidat për president pasi që e kanë vlerësuar të denjë për atë pozitë, duke vlerësuar edhe të kaluarën e tij.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë rast Kryesia e Këshillit drejtues e ka nxjerr një propozim, kandidat që ne e vlerësojmë që është i denjë për ta udhëhequr vendin dhe duke e llogaritur edhe të kaluarën e tij dhe njëherë për njëherë subjektet e tjera nuk kanë ofruar një kandidat”, deklaroi Gashi.

Ndryshe kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerr aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, duke e shpallur atë si të pavlefshme ndërkohë që ajo ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Asnjë koment

Comments are closed.