Vendosen pengesa për veturat pa leje qarkullimi në sheshin “Shatërvan”

Komuna ka njoftuar për vendosjen e pengesave në hyrjen e sheshit në pjesën pranë Kishës Katolike dhe rrugën Pushkatarët në Prizren.

Nëpërmes faqes zyrtare të saj, njoftohet se me qëllim të parandalimit të qasjes së veturave pa leje të qarkullimit në Sheshin Shatërvan, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka vendosur pengesa në hyrje të sheshit në pjesën pranë Kishës Katolike dhe rrugën Pushkatarët.

“Me anë të këtyre pengesave, do të ketë kontroll më të lehtë të mbikëqyrjes së veturave që futen në shesh, pasi që të drejtë qarkullimi kanë vetëm ato që posedojnë leje”,thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.