Veprimtari e mjeku i mirënjohur prizrenas, Dr. Selman Muçaj kujton formimin e LDK-së në Prizren
Veprimtari i mirënjohur prizrenas i viteve të 90-ta, Dr. Selman Muçaj, përmes një postimi në “facebook” derisa ka kujtuar kohën e formimit të LDK-së, 32 vjet më parë, kujtoi edhe formimin e Degës në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Nënkryetari i parë i Degës së LDK-së, duke përshkruar 23 dhjetorin 1989, kur edhe u formua partia e parë shqiptare në ish-Jugosllavi, ka shkruar se ky subjekt në Prizren është formuar me iniciativën e studentëve, ndërsa në mbledhjen e parë kanë dominuar punëtorët e arsimit.
LDK në Prizren është formuar në fillim të vitit 1990.
Sipas Dr. Muçajt, ishte zgjedhur kryesia 13 anëtarëshe, ndërsa secili nga dy kandidatët për kryetar iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë, që ta votojnë kundërkandidatin dhe jo veten, duke folur fjalë të zgjedhuara për njëri-tjetrin, por që pas votimit ai kishte një votë më pak se kryetari disavjeçar, Eqrem kryeziu.
Postimi i tij i plotë: