16-04-2024

Veprimtari e mjeku i mirënjohur prizrenas, Dr. Selman Muçaj kujton formimin e LDK-së në Prizren

Veprimtari i mirënjohur prizrenas i viteve të 90-ta, Dr. Selman Muçaj, përmes një postimi në “facebook” derisa ka kujtuar kohën e formimit  të LDK-së, 32 vjet më parë, kujtoi edhe formimin e Degës në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Nënkryetari i parë i Degës së LDK-së, duke përshkruar 23 dhjetorin 1989, kur edhe u formua partia e parë shqiptare në ish-Jugosllavi, ka shkruar se ky subjekt në Prizren është formuar me iniciativën e studentëve, ndërsa në mbledhjen e parë kanë dominuar punëtorët e arsimit.

LDK në Prizren është formuar në fillim të vitit 1990.

Sipas Dr. Muçajt, ishte zgjedhur kryesia 13 anëtarëshe, ndërsa secili nga dy kandidatët për kryetar iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë, që ta votojnë kundërkandidatin dhe jo veten, duke folur fjalë të zgjedhuara për njëri-tjetrin, por që pas votimit ai kishte një votë më pak se kryetari disavjeçar, Eqrem kryeziu.

Postimi i tij i plotë:

Në Prizren LDK,është formuar me iniciativen e Studentevë,ne krye me Fadil Kryezin,student i Fakulteti te mjekësisê,tani doktor.
Në kuvendin themelues morë pjësë 43 delegatë(pjesëmarrës),prej te gjitha shtresave te shoqërisë. profesor,mjekë,arsimtar,mesuesa,student, afaristê,punëtor et.Kanë dominuar punëtoret e arsimit.
Pērfaqesues nga qendra LDK ishte shkrimtari dhe anetari i kryesisë qendrore te LDK,z/Milazim Krasniqi.
U zgjodh kryesia prej 13 anētaresh.
Kandidat për kryetar u propozuan:Prof. Eqrem Kryeziu, dr.Selman Muçaj.
Te dy kandidatet ju dejtuan anētareve te kryesisë qe te votojne kunder kanditatin dhe jo veten,duke folur fjale te zgjedhuar pēr njeri tjetrin.
Pas votim rezultati ishte 7 me 6 për Prof. Eqrem kryezinë.
Prof.Eqremi zgjedhet kryetar
Kryesia propozoj për nenkryetar dr.Selman Muçaj, qe u zgjodh me votat e te gjithë te pranishmeve.

Asnjë koment

Comments are closed.