Veriu sot i qetë/ Grupe të vogla protestuesish po qëndrojnë para objekteve komunale
Po bëhen gati tri javë prej kur Policia e Kosovës është vendosur në objektet e komunave veriore. Arsyeja ishte sigurimi i kryetarëve të sapo zgjedhur të futën në zyrat e tyre për të ushtruar veprimtarinë.
E ky veprim i ekzekutivit kosovar dhe organeve të rendit për t’iu ofruar ambient pune kryetarëve, nuk iu ka pëlqyer banorëve lokal të cilët kanë nisur protestat e të cilat me 29 maj eskaluan ku e pësuan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, gazetarë e protestues.
E njëri nga organizatorët e këtij sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, mesditën e së martës është vënë në pranga të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Milun Milenkovic- Llune ndodhet prapa grilave dhe prokurori ka vendosur 48 orë masën e ndalimit ndaj tij. I njëjti sot ose nesër gjatë dihet do të dal para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
IndeksOnline ka kontaktuar sot me Policinë e Kosovës në veri të cilët kanë thënë se situata është e qetë ndërsa protestat po vazhdojnë para komunave.
“Sot situata është e qetë. Ka protestues në numër të vogël para komunave që po protestojnë”, ka thënë njëri nga zyrtarët policor me punë në veri.
Sigurinë e objekteve të komunave po vazhdon ta bëjë KFOR-i ndërsa Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë ende të stacionuara në objektet komunale./IndeksOnline