Vërmicë: Dy të arrestuar pasi kontrabandonin njerëz nga Siria

Në Vërmicë janë arrestuar dy persona që kishin kontrabanduar katër njerëz nga Siria.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vetura e dy të arrestuarve është konfiskuar.

Njësia për imigrim është duke u marrë me katër personat nga Siria. /GazetaePrizrenit.net