20-05-2024

Vërmicë: Ndalohen 15 persona nën dyshimet për kontrabandë me migrantë

Policia e Kosovës ka ndaluar në Vërmicë 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, tre nga Eritrea dhe një nga Egjipti.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00.Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.