Vërmicë / Prizren: Katër të arrestuar për shit-blerje narkotikësh
Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona u arresuan, ndersa u kapen 300 gramë marihuanë në Vërmicë.
Nga raporti 24 orësh i Policise del se tre prej të dyshuarve janë shtetas kosovarë, ndërsa njëri i Shqipërisë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.
Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.