19-04-2024

Vërshime në disa rrugë të Malishevës pas reshjeve të mëdha të shiut

Reshjet e shumta  të shiut që  kanë filluar nga dita e djeshme kanë rënduar gjendjen nëpër rrugët e Kosovës.

Edhe në qytetin e Malishevës, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut disa rrugë janë bërë të pakalueshme, shkruan Gazeta Express.

Komuna me anë të një komunikate për media ka bërë thirrje tek vozitësit që të kenë kujdes të shtuar si dhe të marrin masat e nevojshme.

“Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj kërkohet nga të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe ti marrin masat e nevojshme mbrojtëse. Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut”, thuhet në komunikatë.

Vërshime të mëdha ka pasur edhe në qytetëron e Drenasit dhe qyteteve të tjera në Rrafshin e Dukagjinit. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.