20-04-2024

Versionet si ndodhi vdekja e dy të rinjve në autostradë (VIDEO)

Gentrit Gallopeni dhe Arianit Bytyqi janë të rinjtë që humbën jetën në orët e para të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Dyshohet se ata po tentonin të kapërcenin nga njëra trase në tjetrën, (gjerësia mes të cilave është tre metra), kur kanë rënë nga një lartësi prej 25 metrash.

Fillimisht i pari nga ura dyshohet të ketë rënë Gentrit Gallopeni. Kurse në përpjekje për t’i dalë në ndihmë kolegut në të njëjtin vend kishte pësuar edhe Arianit Bytyqi, transmeton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.