23-11-2024

Veseli ia prezanton shoqërisë civile nismën për komision hetimor për listat e veteranëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar për nismën e tij për ngritjen e komisionit për pastrimin e listave të veteranëve të luftës.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka bërë të ditur se ka ftuar shoqërinë civile që ta përkrahin këtë nismë dhe të punojnë së bashku për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës.

“Shoqëria civile është një nga shtyllat e rëndësishme të shtetit tonë për ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë, si dhe për përballje me sfidat që kemi para nesh. Sot takova përfaqësues të disa prej organizatave dhe prezantova para tyre nismën time për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një mision në të cilin duhet të punojmë bashkë, për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Asnjë koment

Comments are closed.