02-12-2024

Një motoçiklist lëndohet në një aksident në Prizren

Një person, që po ngiste motocikletën është dërguar në spital si pasojë e lëndimeve në trafik.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren, dje pas dite rreth orës 18:00.

“Në aksident trafiku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull K-Shqiptar i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e policisë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.