23-09-2019

Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

Sot në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht është hapur pika e grumbullimit të qumështit. Hapja e kësaj pike, vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë fermerët e Komunës së Malishevës, pasi është një pikë grumbulluese shumë moderne dhe ju mundëson fermerëve që të bëjnë dorëzimin e qumështit, më afër fermave të tyre.

Në hapjen e kësaj pike grumbulluese, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët e uruan pronarin Sami Krasniqi, për hapjen e pikës dhe vazhdimin e traditës së tij, për grumbullimin e qumështit.

“Hapja e kësaj pike grumbullimi, nuk është thjeshtë një biznes për pronarin, por një lehtësim edhe për të gjithë fermerët të cilët kanë ferma apo mbajnë lopë dhe detyrimisht duhet ta dorëzojnë qumështin. Po ashtu kjo është një mundësi më shumë për konsumimin e produkteve vendore, pasi prodhimi dhe produkte që ju merrni, do të konsumohen në tregun vendor, e me këtë, po ashtu hapen edhe vende pune”, tha kryetari Begaj në hapjen e kësaj pike grumbulluese të qumështit.

Begaj e Hoxha, janë takuar edhe me fermerët që dorëzojnë qumështin në këtë pikë dhe janë njoftuar me problemet që ata kanë, sidomos me çmimet e ulëta, ashtu sikur janë në tërë vendin.

Për këtë problematikë, kryetari Begaj, tha se “është i njoftuar me këtë dhe do të bëjë të pamundurën për subvencionimin e qumështit, por edhe për prodhimet dhe produktet tjera vendore”.

Hapja e kësaj pike grumbulluese të qumështit, është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.

Image

Asnjë koment

Comments are closed.