Veseli në Has: Kënaqësi të jesh në Has, dikur rrugë e furnizimit të UÇK-së
Veseli tha se dikur rrugë të furnizimit të UÇK-së, ku të rinjtë i shtuan radhët e saj, e ku shumë shtëpitë u shndërruan në baza të fuqishme të luftës çlirimtare.
“Në shenjë falënderimi, zbuluam pllakat përkujtimore në kullat e rezistencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën”, tha Veseli.
Lexo edhe:
Pezullohet konkursi në Drejtorinë e Turizmit në Prizren, shkaku i parregullsive në përzgjedhje
Ai shtoi se është gjithmonë mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e vështira.
“Hasi, si tërësi e trojeve shqiptare, dha shumë luftëtarë, dëshmorë e martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai./Indeksonline/