25-04-2024

Veseli nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervista e Kadri Veselit njëherë ishte caktuar për fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Nga zyra e Veselit ishte thënë se shtyrja e intervistimit ishte bërë për shkaqe teknike. Ndërsa, në një konferencë për media Veseli nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit (RTK).

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs. Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë.

Asnjë koment

Comments are closed.