26-04-2024

Veseli qëndron në Rogovë të Hasit

Kryetari i PDK -së ka qëndruar në Has, përkatësisht në Rogovë.

Postimi i tij ne facebook:

Rogova e Hasit ishte gjithmonë pjesë e betejave tona të mëdha. Këtu e kishim një prej bazave më të mëdha të UÇK-së, me të cilën i krijuam shtigjet e luftës. Edhe 20 vjet pas jemi sërish bashkë, por këtë radhë në luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne do ta çlirojmë shoqërinë tonë prej kësaj të keqeje të madhe, duke u dhënë më shumë autoritet vetë qytetarëve, të cilët do të jenë bashkëluftëtarët tanë kryesorë edhe në këtë betejë të re.

Një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synojmë të rrisim vetëdijen kolektive për dëmet që sjellë, por edhe ta stimulojmë adresimin e rasteve korruptive nga vetë qytetarët.

Shpërndajeni për ta mbështetur luftën tonë kundër korrupsionit!

Asnjë koment

Comments are closed.