Vështirësi qarkullimi në rrugët për pikat kufitare Morinë dhe Qafë Prushit
Reshjet e dendura të borës që nisën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe që vazhduan edhe gjatë ditës, kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.
Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës thotë se 14 kompanitë e kontraktuara nga ajo, kanë intervenuar me kohë dhe se të gjitha rrugët janë kalueshme, raporton KTV, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas zëvendësministrit Rexhep Kadriu, më së shumti vështirësi për të qarkulluar po ka në pikën kufitare në Morinë dhe atë në Qafë të Prushit.