24-11-2024

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”: Vdes pasagjeri, shoferi pëson lëndime të rënda

Mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, kilometri i tretë, ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë një person ka vdekur (pasagjeri), ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda.

Shoferi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar përë obduksion në IML. Këto informacione për Gazetën Express i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Konfirmimi i plotë:

Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostraden “Arben Gjaferi” ne KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtine është shkaktuar nje aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasoje e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime te renda trupore ka pësuar vozitësi i veturës,  i cili eshte duke u trajtuar (mjekuar) ne QKU ne Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër te prokurorit kujdestar dërgohet ne institutin e mjekësisë ligore per Obduksion.

Ne 24 orët e kaluar janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi ne te dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kane humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale.

Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e pare (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente.

Andaj apelojmë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.

Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme.

Asnjë koment

Comments are closed.