23-11-2024

Vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë është rrokullisur në rrugë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Kelani.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës

 

 

“Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve.”

Asnjë koment

Comments are closed.