Dy persona janë të lënduar lehtë, si pasojë e një vetaksidenti që kanë ndodhur pak kohë më parë në Prizren, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Siç shihet në foton e dërguar nga një lexues i portalit, bëhet fjalë për një veturë, që ka devijuar rrugën dhe ka dalë jashtë shiritit të asfaltit.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Prizren.
Zyrtari për për media, Vesel Gashi ka thënë se vetura ishte qenë duke ardhur në drejtim të Prizrenit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën transitore Prizren-Vërmicë, afër rreth-rrotullimit të Hoçës së Qytetit.
Hetuesit po merren me rastin. /GazetaePrizrenit.net