05-05-2024

Prizren: Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident në rrugën Prizren-Reçan

Sot, rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954, mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës, e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e lumit, nga lartësi përafërsisht 10 metra.

Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndësa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.

Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit./ Gazeta e Prizrenit

P. S. Foto ilustrim

Lexo edhe:

Aktakuza ndaj ish-prokurorit të Prizrenit, Metush Biraj, u ngrit pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi”

Asnjë koment

Comments are closed.