24-11-2024

Vetëm gjatë korrikut, 46 armë u konfiskuan në ahengje

53 raportime për gjuajtje me armë janë bërë vetëm gjatë korrikut.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, 472 municione, arrestoi 42 persona ndërkohë 1 person u raportua i plagosur.

“Gjatë muajit Korrik 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur. Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Festo me zemër, jo me armë! Le të kujtohet festa, jo tragjedia”, thuhet në positimin e MPB-së./ KK

May be an image of text

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.