Vetëplagosje me armë gjuetie në Suharekë
Një person nga fshati Doberdolan është vetë plagosur me armën e tij të gjuetisë, ndërkohë që ai është dërguar edhe për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ku më pas është liruar.
“Në fshatin Doberdolan, Suharekë 30.01.2021 – 15:10. Është raportuar se në QKMF Suharekë ka kërkuar tretman mjekësor i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari me armë gjuetie është vetë plagosur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishek të cal. 16 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.