24-11-2024

 Vetëplagosje me armë në Prizren

Një person është vetë plagosur me armë në poligonin e gjuajtjes në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas viktima K-Shqiptar është dërguar në Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja. Inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendres”, njoftoi policia.

Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.