Mirëpo, ajo se çka ai nuk e sqaroi ishte se në çfarë ftese e ka marrë këtë thirrje.
Në një përgjigje për Gazetën Express, nga OVL-UÇK kanë deklaruar se as ata nuk e kanë ditur se Veseli do të jetë i ftuar i radhës. Ata thonë se nuk e dinë as në çfarë cilësie ka marrë thirrjen. Për nesër, organizata e veteranëve kanë paralajmëruar edhe një mbledhje urgjente.
“S’kemi pasur informacione më herët për Kadri Veselin. Në nuk e dimë në çfarë cilësie, mirëpo e dimë që me 4 dhjetor, organizata e veteranëve nesër do ta mbanë mbledhjen e kryesisë dhe do të dalim me një qëndrim tonin. Megjithatë, për ne target është çdo ushtar i UÇK-së”, ka thënë nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj.
Kjo organizatë që kanë thënë se kanë informacione se arrestimet e para nga Specialja do të bëhen gjatë këtij muaji, nuk e kanë ndërlidhur këtë me emrin e Veselit.
“Me pas kanë me u arrestu, besoj që nuk e kishin ftu, arrestimet besoj që i kryjnë meniherë, arrestimet na kanë lajmëru avokatët që munden me ndodhë brenda atij muaji, s’besojmë që është ai target se është me katër dhjetor po i bjen dy muaj”, ka bërë të ditur Haradinaj.
Kadri Veseli ka thënë sot para mediave, kur dha lajmin se ka marrë ftesën se do të përgjigjet pozitivisht.
“Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor”, u deklarua Veseli.