Sot, rreth orës 18:18 është raportuar se në rrugën “Besim Behluli” në Prizren një person, mashkull i moshës 76 vjeçare ka kryer vetvrasje, raporton Gazeta e Prizrenit.
Dyshohet se vetvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë.
Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh provat dhe dëshmit prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Vetvrasje “.
Trupi i pa jetë dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa arma e përdorur në këtë rast bashk me provat tjera sekuestrohet./Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe: