Vetëvendosja tregon se a do të bëjë koalicion me PDK-në
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëndosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka hequr vijat e kuqe për asnjë nga partitë politike për të cilat kishte deklaruar se kanë vija të kuqe.
Haxhiu në një konferencë për media ka përsëritur se VV-ja asnjëherë nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Lexo edhe:
Monumenti i Heronjve të UÇK-së në malin e Pashtrikut ( FOTO-Reportazh )
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr vija të kuqe për subjektet qe kemi deklaruar se kemi vija të kuqe. Këtu është PDK, ju e dini që në vazhdimësi kemi thënë se nuk bëjmë koalicion me PDK. Në sondazhet e fundit kemi mbështetjen e qytetarëve mbi 50%”, ka thënë Haxhiu.
E sot gjatë ditës për Gazeta Blic, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi deklaroi se për ta votuar Projketligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, qeveria së pari duhet të fus propozimet e PDK-së në atë ligj.
Gashi deklaroi se nuk mbështesin një ligj të improvizuar si ai i qeverisë, por se janë të gatshëm të ulen dhe bisedojnë për këtë çështje.
“Ne jemi për një ligj për rimëkëmbje ekonomike që i adreson nevojat e qytetarëve, jemi që të ulemi të bisedojmë me qeverinë, odat ekonomike e bizneset që të dalë një ligj i mirë.
Ligji i propozuar nga PDK ka më shumë mbështetje nga bizneset se ai i qeverisë, ne kërkojmë që ligjet tona të shqyrtohen dhe së bashku me ligjin e qeverisë ta krijojmë një ligj të përbashkët”, deklaroi Gashi për Gazeta Blic.